Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ky është niveli i ndotjes në Prishtinë

Ajri në Prishtinë po vazhdon të jetë i dëmshëm. Madje edhe në mëngjesin e sotëm niveli i ndotjes është shumë i madh, ku vlera shënon 160 PPM.

Ambasada e SHBA’së në Kosovë mat çdo ditë nivelin e ndotjes së ajrit në Kosovë dhe e publikon në ueb-faqen e saj.

Nga matjet e bëra sot në ora 08:00, ajri në Prishtinë është i ndotur dhe i pa shëndetshëm për një grup të caktuar njerëzish, ku niveli është prej 160 PM.

Ndërkaq gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, niveli i ndotjes ka qenë më i madh, ku është shënuar niveli prej 170 PPM që është shumë më i pashëndetshëm se vlera momentale.

Problemin e njëjtë, Prishtina e kishte edhe viteve të kaluara kur jo rrallë herë radhitej si qyteti i parë në botë me ndotjen më të madhe.

Mirëpo sot Prishtina ndodhet në vendin e 11 në botë, ndërsa në top vendet e para janë, Delhi në Indi, Lahore, Krakoë, Shkupi dhe Kolkata.

Lidhur me ndotjen e ajrit, në Prishtinë ka pasur protesta vitet e kaluara.

Gjatë ditës së djeshme ministri në largim i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që t’i kushtojnë një kujdes të veçantë ruajtjes së ambientit.

“Kjo situatë ka mundësuar koncentrim të lartë të ajrit të ndotur, shkaku i lirimit nga tymtarët e KEK-ut, përdorimi i thëngjillit si lëndë djegëse, por edhe nga zjarret e shkaktuara nëpër pyjet e Kosovës dhe nga djegia e pakontrolluar e mbeturinave nëpër lokacione të ndryshme të Kosovës, sidomos gjatë ‘pastrimit’ të kopshteve dhe arave. Apeloj te të gjithë qytetarët që të mos ndezin zjarre për ‘pastrim’ të arave, kopshteve, e të tjera”, shkruan Matoshi në llogarinë e tij personale në Facebook.

Ai gjithashtu fton qytetarët të bashkëpunojnë me organet kompetente për tejkalim të kësaj situate.

Ndërkohë ekspertë të fushës së pulmologjisë deklarojnë se ndotja e ajrit sjell pasoja të dukshme te qytetarët, veçmas te fëmijët dhe te personat që vuajnë nga sëmundjet kronike.

Ditëve të fundit janë parë shifra të larta të ndotjes së ajrit në kryeqytet, të cilat janë bërë të ditura përmes matësit të vendosur nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë. Vetëm gjatë ditës së djeshme ndotja e ajrit në Prishtinë ka kaluar nivelin prej 160 PM.

Monitor,  30.10.2019