Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ERE refuzon aplikimin e inceneratorit për çmimin e energjisë

Për të disatën herë Enti Rregullator i Energjisë ka refuzuar kërkesën e bërë nga inceneratori në Elbasan operuar nga kompania Albtek e cila ka aplikuar për caktimin e një çmimi lidhur me energjinë që prodhohet nga ky i fundit. Fuqia e instaluar në impiant eshte 2.85MW cka eshte cilësuar nga ERE, së tarifa e shitjes së energjisë që prodhohet është jashte tagrit . Në të njëjtën linjë duket se ka qenë edhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë çka ka bërë që tashmë të kemi një incinerator që nuk shet dot energjinë që prodhon.

Ngërçi u shpjegua nga anëtarja e bordit të ERE Erjola Sadushi e cila tha se ERE mund të miratojë çmim lidhur me subjektet që kanë klientë fundorë që ua shesin energjinë teksa në këtë rast kemi të bëjmë me një subject të vetëm dhe këtë energji ky i fundit duhet ta shesë pranë OSHEE. Sipas saj subjekti sot ka vetëm një kontratë konceisonare. “Për këtë kategori impiantesh ERE nuk shkon në vendimarrje  për subject por për një kategori të tërë. Nuk juemi në shqyrtimin e kërkesës rast pas rasti . Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me vendosje çmimi. edhe nëse subjekti do të ishte në pragun e lejuar deri në 2MW” nënvizoi Sadushi.

Anëtarja tjetër e Bordit Rajmonda Ismailaj theksoi se specifika e këtij rasti është se kemi të bëjmë me një Partneritet Publik Privat. “Ne nuk mund të përcaktojmë një çmim specifik vetëm për të. Në rastin e Albtek ERE përcakton çmime mesatare të prodhimit për këtë grup prodhuesish. Mjaft të përmendim metodologjinë e cila merr parasysh kostot e investimit, operimit dhe disa zëra të tjerë më të vegjël përmbi sasinë e prodhuar të energjisë dhe afatin. Kjo kompani është PPP dhe duke qenë si e tillë ka vetëm kosto operative sepse pjesën e investimit po e paguan shteti ndaj në këtë rast formula na bie poshtë. Jemi në kushtet kur s’mund të aplikojmë një çmim që del jashtë metodologjisë së miratuar me VKM” tha Ismailaj. Sipas saj vetë natyra e koncesioni nuk lejon caktimin e një çmimi pasi ai do të dalë shumë i lartë. Sipas asaj që është dorëzuar në ERE nënvizohet se nga ky subjekt plotësohet vetëm 10 për qind e treguesve të formulës së miratuar me VKM.

Koncesioni i trajtimit të mbetjeve Elbasan (Albtek Energy), me kosto totale prej 5.3 miliardë lekësh është tashmë funksional. Kapaciteti përpunues sipas dokumenteve në kontratë rreth 120-140 ton/ditë teksa nga incenerimi përfitohet edhe një sasi energjie.

Monitor,  30.10.2019