Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bilanci i energjisë është përkeqësuar, nevojiten 120 milionë euro për import

Ministria e Financave ka analizuar së fundi se rreziqet fiskale që burojnë nga sektori i energjisë janë rritur këtë vit si pasojë i përkeqësimit të aktivitetit të tre kompanive shtetërore të energjisë, KESH, OSHEE dhe OST. Shkak i përkeqësimit të treguesve financiare shihet të jetë kryesisht mungesa e reshjeve.

Sipas parashikimeve më të fundit të KESH sh.a dhe OSHEE sh.a ,deri në fund të vitit 2019 pritet që Prodhimi vjetor i energjisë nga kaskada e Drinit të arrijë nivelin rreth 2300 Gwh (Prodhimi më i ulët në 50 vite).

Importi i energjisë, sipas përllogaritjeve të OSHEE, do të jetë rreth 2500 Gwh me një çmim prej 80 EUR/Mwh, me një kosto totale prej 26 miliard lekë + kosto shtesë prej 12.5 miliard lekë më shumë se vitin e kaluar.

Të ardhurat e parashikuara nga shitja e energjisë priten në masën 52.9 miliard lekë, ose 3% më të ulta se në 2018.

Ministria e Financave parashikoN se kjo situatë mund të sjellë vështirësi financiare kryesisht për OSHEE sh.a, pasi këtë mungesë do të duhet ta përballojë me energji të siguruar në tregun e lirë të energjisë me çmim shumë herë më të lartë se sa ai me të cilin e siguron nga KESH sh.a. Sipas vlerësimit të kompanisë, kjo situatë pritet të sjellë humbje në nivelin prej rreth 14.8 miliard lekë.

Kushtëzuar nga disbursimet dhe situata e pafavorshme hidrike e fundit të v.2018 dhe v.2019, nevoja e pritshme shtesë deri në fund të 2019, në formën e mbështetjes buxhetore për OSHEE sh.a mund të shkojë në 5 miliard lekë.

Ministria e Financave jep disa sugjerime ndaj kompanive të energjetikes, mes të cilave kërkohet rivlerësimi i pozicionit financiar, duke konsideruar (përmes parashikimeve të qëndrueshme e realiste) zhvillimet e pritshme në prodhimin vendas të energjisë.

Gjithashtu Ministria e Financave kërkon që të rishikohet me ulje plani i investimeve për vitin 2019, kjo referuar Planit për Konsolidimin Financiar të Sektorit Publik Elektroenergjitik, për te cilin është rene dakord me Bankën Botërore, ku OSHEE sh.a duhet të respektojë një nivel investimesh prej rreth 5 miliard lekë në vit, për tre vitet e ardhshme (ndërkohë që, investimet e OSHEE sh.a për vitin 2019 janë miratuar në nivelin 8.9 miliard LEK, të reja dhe në vazhdim).

Ministria e Financave kërkon nga OSHEE të marrë masa e nevojshme për menaxhimin optimal të likuiditeteve, reduktimin e kostove operative të shpenzimeve të OSHEE sha.a, të cilat vërejmë se janë rritur ndjeshëm në 2019, krahasuar me një vit më parë.

Scan,  30.10.2019