Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Lidhja e impianteve fotovoltaikë, ja sa janë tarifat e aplikimit

Të gjithë impiantët fotovoltaikë me kapacitet nën 500 kWp do të duhet të paguajnë tarifën e lidhjes në rrjet dhe për të kryer këtë proces do të jetë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) që ka propozuar së fundmi edhe tarifat. Vlera që do të paguhet nga aplikanti është kategorizuar në bazë të tensionit ku do të lidhet ky i fundit. Të gjitha detajet janë dhënë në një dokument dorëzuar tek Enti Rregullator i Energjisë(ERE) i nxjerrë për konsultim  i cili është një studim i tarifave për lidhjen e impianteve vetëprodhues të energjisë elektrike nga dielli.

OSHEE nënvizon se tarifat e aplikuara në rastet e lidhjeve te reja me rrjetin shpërndares janë: T1 – Tarifa e studimit dhe vlerësimit të miratimit të projektit; T2 – Tarifa e distancës; T3 – Tarifa e fuqisë (lekë / kë fuqi të kërkuar ); T4 – Tarifa e shërbimeve për realizimin e lidhjes se re dhe matjes. “Shoqëria OSHEE sha, për lidhjen në sistemin e shpërndarjes të projekteve të vogla të rinovueshme për vetëprodhuesit e energjisë elektrike nga dielli me kapaciete deri në 500kËp, propozon aplikimin e tarifave si mëposhtë duke përjashtuar tarifën e distancës dhe atë të fuqisë me arsyetimin që këto tarifa janë paguar nga ana e klientit, në procesin e lidhjes si konsumator me rrjetin shpërndarës.

Tarifat T1 (Tarifa e studimit dhe vlerësimit të miratimit të projektit) dhe T4 (Tarifa e shërbimeve për realizimin e lidhjes se re dhe matjes) do të jenë të njëjta me ato të aprovuara në “Rregullore e lidhjeve të reja në sistemin e shpërndarjes” miratuar me Vendimin Nr.166, datë 10.10.2016, të Bordit të ERE-s, e ndryshuar me Vendimin Nr.177, datë 08.11.2016 të Bordit të ERE-s, PJESA IV: TARIFAT PËR LIDHJET E REJA” thuhet në dokument.

 

Tarifat për lidhje në tension të ulët

 

Kjo tarifë aplikohet për rastet kur aplikantit i miratohet lidhja në tension të ulët 0.4 kV:

  1. b) Konsumatorët

T1 = 5000 Lekë

T2 = 0 Lekë

T3 = 0 Lekë

T4 = 5288 lekë

Tarifat për lidhje në tension të mesëm

Kjo tarifë aplikohet për rastet kur aplikantit i miratohet lidhja në tension të mesëm 6, 10 dhe 20 kV

T1 = 23 000 Lekë

T2 = 0 lekë

T3 = 0 Lekë

T4 = 5 288 lekë

Tarifat për lidhje në tension të mesëm 35 kV

Sipas propozimit të OSHEE ka filluar procedura e shqyrtimit me vendimin nr 152 datë 14.10.2019 Kjo tarifë aplikohet për rastet kur aplikantit i miratohet lidhja në tension të mesëm 35 kV.

T1 = 23 000 Lekë

T2 = 0 leke 0

T3 = 0 Lekë

T4 = 5288 lekë për matës 3 Fazor

 

Tarifat për shtesë fuqie, modifikim ose transferim

 

  1. b) Konsumatorët në tension të ulët

T1 = 5 000 Lekë

T2 = 0 leke

T3 = 0 Lekë

T4 = 5 288 Lekë për matës 3 Fazor

  1. c) Konsumatorët në tension të mesëm

T1= 23 000 Lekë

T2 = 0 lekë

T3 = 0 Lekë

T4 = 5288 lekë

  1. d) Konsumatorët në tension 35 kV

T1= 23 000 Lekë

T2 = 0 lekë

T3 = 0 Lekë

T4 = 5288 lekë

Monitor,  29.10.2019