Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nissan zbulon modelin e ri elektrik

Nissan ka zbuluar së fundmi makinën më të re elektrike dhe autonome me një prototip që paraprin të ardhmen e mjeteve me 4 rrota dhe mbi të gjitha epokën post-Ghosn të mishëruar nga CEO i ri i caktuar Makoto Uchida i cili do të marrë përsipër frenat e shtyllës japoneze të Aleancës në janar. E ardhmja e markës japoneze është ekspozuar me konceptin IMk, teksa u zbulua nën prozhektorët e sallonit të Tokios, një vitrinë tradicionale e makinave të së ardhmes. IMk, ndryshe nga makinat e tjera të shfaqjes si IMx dy vjet më parë i cili ishte një kryqëzim i madh elektrik, synon të interpretojë konceptin e makinës së qytetit në shërbim. Dhe në fakt ajo merr format dhe dimensionet e një K-Car, që janë makinat super-utilitare me forma katrore dhe të çuditshme që popullojnë rrugët japoneze.

Koncepti i ri është pjesë e vizionit Nissan të quajtur Lëvizshmëri-Inteligjente që vendos në qendër të misionit të tij, automjete që ‘ushqehen’, drejtohen dhe integrohen në shoqëri. Duke u frymëzuar nga këto koncepte, inxhinierët japonezë kanë përqendruar përpjekjet e tyre në segmentin e ‘makinave të qytetit’, më i rëndësishmi në Japoni, por në rritje të vazhdueshme edhe në pjesën tjetër të botës. Rezultati është koncepti IMk, i cili bazohet në platformën e re Ev. Më shumë sesa një makinë normale e qytetit, koncepti i ri i makinës veçohet për modelin e tij elegant, komoditetin dhe sigurinë që i ofron shoferit, karakteristika të krijuara për të ulur stresin gjatë ditëve të ngarkuara në trafikun e qytetit.

Nissan IMk, dizajn futuristik

Estetika minimaliste e Nissan IMk pasqyrohet në përmasat e makinës që merr shkas nga filozofia e sapo zhvilluar Nissan e quajtur “Timeless Japanese Futurist” (Futurizëm japonez pa-kohë). Pjesa e jashtme përmban linja fluide të cilat përfundojnë me motive japoneze të aplikuara me kujdes. Ngjyra e kuqe bakri “Akagane” është një homazh për artizanët japonezë që përdorën bakrin për të krijuar vepra arti që nuk janë një qëllim në vetvete, por edhe funksionale në jetën e përditshme.

Në pjesën e përparme, grila e përparme që normalisht gjendet në vetura me një motor termik, në këtë rast zëvendësohet me një element dizajni që ndërthur stilin dhe funksionalitetin, pa harruar të mbrojë teknologjitë e çmuara që ndodhen pikërisht pas tij. Dimensionet zyrtare të IMk janë 3434 mm në gjatësi, 1512 mm në gjerësi (përjashtuar pasqyrën e pamjes së pasme) dhe 1644 mm në lartësi.

Scan,  24.10.2019