Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Renault kërkon të konkurrojë Teslan me makinën e re elektrike

Kompania e automobilave Renault po përpiqet me shpejtësi të arrijë rivalët e saj në plotësimin e kërkesave të tregut për makina elektrike.

Kompania franceze në vitin 2022 pritet që së bashku me ndihmën e Nissan të hedhin në treg një makinë totalisht elektrike, e cila do të konkurrojë dy rivalet e saj më të mëdha, Tesla’s Model 3 dhe Volkswagen’s ID3.

Makina mund të prodhohet në një platformë të njëjtë me Nissan-in dhe me një aleancë partneriteti të tretë, me motorët Mitsubishi. Kështu shprehet Emanuel Bouvier, drejtori komercial i makinave elektrike të Renault:

“Ne po punojmë për të zhvilluar linjën e re të prodhimit në mënyrë që të mbulojmë të gjitha segmentet e makinave elektrike.”

Prodhuesit e makinave në mënyrë ekstreme po ndryshojnë ofertat e tyre me makina elektrike për shkak të politikave të reja shumë të ashpra në emetimin e gazrave.

Makina e re e Renault do të quhet “Zoe” dhe me shumë mundësi do të jetë një vazhdim i modeleve të mëparshme të prodhuara nga kompania.

Çmimet e makinave tërësisht elektrike vazhdojnë të jenë të larta me shifrën mesatare që arrin deri në 30 mijë euro, por Zoe pritet të hidhet në treg me çmim fillestar 24 mijë euro.

Scan,  10.11.2019