Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kaliforni, ndërpritet energjia elektrike si masë kundër përhapjes së zjarreve

Energjia elektrike dhe ajo e gazit është vendosur të ndërpritet për rreth 800.000 shtëpi dhe biznese në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si një mënyrë kjo për të parandaluar përhapjen e zjarreve

Një pjesë e madhe e zonës së San Franciskos pritet të preket dhe paralajmërohet se kjo situatë do të zgjasë për disa ditë duke shkaktuar në këtë mënyrë edhe një reagim nga një pjesë e mirë e popullsisë.

Për shkak të zjarreve të shumtë, motit të pafavorshëm dhe me erëra të forta që priten të zgjasin për disa ditë, kanë filluar të merren masa për të siguruar mbrojtjen e popullsisë.

Askush nuk është i lumtur për këtë situatë, por kjo është një mënyrë për të mbajtur njerëzit të sigurt”, është shprehur Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom.

Përmes një njoftimi është bërë gjithashtu e ditur edhe mbyllja e shkollave për një afat të pacaktuar.

Klan,  09.10.2019