Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tesla shet 97 mijë vetura për tre muaj

Prodhuesi i automjeteve elektrike Tesla shiti një rekord prej 97 mijë vetura elektrike botërisht gjatë tremujorit të tretë të 2019-së, një moment historik e mbresëlënës në radhët e prodhuesve të automjeteve, në një kohë kur kërkesa në rënie dhe kalimi tek motori elektrik ka goditur rëndë industrinë.

Megjithatë pavarësisht suksesit, prapëseprapë niveli i shitjeve ishte poshtë pritshmërive të investitorëve dhe padyshim do të shërbejë si pengesë e ashpër për shefin ekzekutiv Elon Musk dhe përmbushjen e qëllimeve të tij vjetore, vetëm disa muaj para fundvitit.

Aksionet e kompanisë ranë me më shumë se 3 për qind pasi të dhënat u bënë publike, përcjell Telegrafi.

Rekordi i nivelit më të lartë të shitjeve ishte regjistruar në tremujorin e dytë me 95,200 automjete elektrike të shitura. Dorëzimet e Tesla dhe shifrat zyrtare shërbejnë si barometër për mënyrën se si kompania po performon përpara llogaritjes së të ardhurave të saj tremujore.

Përfaqësues nga Tesla gjithashtu janë shprehur se kompania shiti plot 79,600 makina Model 3 dhe 17,400 automjete Model S dhe X gjatë tremujorit të tretë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, gjatë tremujorit të tretë të 2018-së, kompania ka shitur 55,840 automjete Model 3 dhe 27,660 automjete Model S dhe X.

Megjithatë pavarësisht rritjes së nivelit të shitjeve gjatë vitit aktual, statistikat treguan se modelet S dhe X u përllogariten sa 18 për qind e dërgesave në tremujorin e tretë, afërsisht e njëjtë me tremujorin e kaluar por duke pasur një rënie të mprehtë nga 33 për qind që përfaqësuan një vit më parë.

Tesla ka luftuar gjatë për të arritur objektivat agresive të prodhimit dhe shitjes, vendosur nga Elon Musk. Ai vendosi edhe këtë tremujor pritshmëri të larta, duke iu thënë se kompania duhet të shiste plot 100 mijë makinave, çka do të vendoste një rekord të ri.

Këtë vit, Tesla gjithashtu filloi shitjet dhe dërgesat për klientë edhe më të largët gjeografikisht. Tashmë ajo shet automjete elektrike në Kinë, Australi, Tajvan, Britani e Madhe dhe disa tregje në Evropën Lindore, përfshirë Poloninë dhe Hungarinë.

Telegrafi,  08.10.2019