Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bankers, lider në industrinë e naftës dhe gazit

Zhvillohet  edicioni i tretë i panairit për energjinë në ExpoCity, ku marrin pjesë 30 firma të ndryshme për çdo sektor.

Bankers, një ndër kompanitë lider, në fushën e udhëheqjes së industrisë së naftës dhe gazit në vend është një nga sponsorët kryesorë të këtij panairi.

Zv / Drejtor i Përgjithshëm i Bankers, Kris Gustafsson tha se deri në fund të këtij viti kanë planifikuar të shpenzojnë rreth 225 milionë dollar  për prodhimin e naftës.

“Aksioneri i ri kinez i Bankers është një investitor shumë serioz, i cili është plotësisht i angazhuar për të zhvilluar kompaninë e fituar në Shtator të vitit 2016 dhe për të përmirësuar plotësisht rezultatet. Ne planifikojmë të shpenzojmë rreth 255 milion dollarë  dhe të prodhojmë më shumë se 870 mijë ton naftë të papërpunuar deri në fund të këtij viti“, tha ai.

Ministri për mbrojtjen e sipërmarrjes, Eduart Shalsi i pranishëm në këtë panair foli për  forcimin e raportit me sipërmarrjen.

“Kjo industri me potenciale të jashtëzakonshme, tashmë janë hapur perspektiva dhe mbi supet tona përgjegjësia është akoma dhe më e madhe për t’iu përgjigjur kërkesave, gatishmërisë dhe potencialeve tuaja të investimit”, tha Shalsi.

Energjia e rinovueshme është tema kryesore e këtij panairi për faktin se Shqipëria është ndër vendet ku pjesa më e madhe e energjisë prodhohet nga burime të rinovueshme.

Shqiptarja.com  07.10.2019