Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Porto Romano, laboratori i ri drejt përfundimit

Ministrja e infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe kryeinspektori i ISHTI-t, Admir Abrija, kanë inspektuar sot punimet që po bëhen për ndërtimin e laboratorit të ri të Inspektoratit në zonën e Porto Romanos.

Gjatë vizitës, Abrija konfirmoi ndërtimin e dy impianteve kryesore, atë të përpunimit të hidrokarbureve të naftës dhe nënprodukteve të saj, si dhe impiantin e  analizimit të gazit natyror. Sipas tij, Shqipëria qendrore dhe veriore do ti realizoj në këtë laborator analizat përkatëse të naftës dhe gazit.

Balluku u shpreh se meqenëse shumë fare pranë këtij laboratori ndodhen edhe dy portet kryesore atëherë është pikërisht këtu ku do të kryhen të gjitha proceset e analizave dhe kontrollit të cilësisë së naftës dhe gazit që importohet dhe eksportohet ne vend.

Sipas kryeinspektorit të ISHTI procesi i këtyre analizave synohet të arrihet në kohë rekord, pra subjekti i interesuar do të mund të ketë përgjigjet e nevojshme dhe të kërkuara në më pak se një orë, duke evituar kështu radhë apo vonesa të mundshme në të dyja pikat portuale të anijeve dhe mjeteve të tjera.

Scan,  10.05.2019