Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Expocity hap dyert për edicionin e tretë të panairit të energjisë

I kthyer tashmë në traditë, Expocity Albania organizoi për herë të tretë Energy Expo & Forum, i cili hapi dyert për të gjithë vizitorët sot. Ky panair do të zhvillohet gjatë dy ditëve.

Gjatë ceremonisë së hapjes, Aida Lutaj, CEO e Expocity Albania, tha se në vijim të dy edicioneve të mëparshme, edicioni i ri do të ketë fokus te diversifikimi i energjisë, eficenca e energjisë, hidrokarburet, si dhe zgjidhjet e financimit të projekteve në këtë sektor.
Gjatë ceremonisë së hapjes morën pjesë përfaqësues të rëndësishëm të sektorit, si Eduart Shalsi, ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, përfaqësues të Albagaz dhe Bankers Petroleum.

Edicioni i tretë ka në fokus risitë, sfidat, legjislacionin për të gjithë komponentët e kësaj fushe, eficencën në përdorimin e energjisë, planifikimin miqësor ndaj mjedisit, zhvillimet klimatike, tregun dhe aktorët e tij, ruajtjen e energjisë, trajtimin e hidrokarbureve, investimet në naftë dhe në gaz, riciklimin, bursën e energjisë dhe diversifikimin e burimeve për prodhimin e energjisë,.

Krahas panairit, në të njëjtën kohë, organizatorët do të zhvillojnë edhe forume të ndryshme për zhvillimin e sektorit. Një nga forumet që do të organizohet sot është edhe paneli për burimet e rinovueshme, ku do të diskutohet në lidhje me strategjinë e diversifikimit të burimeve të rinovueshme, net metering, kuadrin ligjor për fotovoltaikët, ndryshimet në legjislacion për fotovoltaikët, si dhe mundësitë e financimit.

Po gjatë kësaj dite do të zhvillohet edhe paneli i sektorit të naftës dhe të gazit, ku do të prezantohen zhvillimet më të fundit në sektorin e gazit, në tregtimin dhe përpunimin e naftës dhe nënprodukteve. Ndërsa gjatë ditës së nesërme do të zhvillohet një workshop në lidhje me integrimin e teknologjive diellore në tregun shqiptar.

Monitor,  05.10.2019