Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Brent e fillon muajin në rritje

Çmimet e naftës avancuan mëngjesin e kësaj të marte.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 32 cent ose me 0.5 për qind dhe u tregtuan me 59.57 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes e përfunduan sesionin 1.8 për qind më pak.

Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 28 cent ose me 0.5 për qind dhe u tregtuan me 54.35 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit u tregtua me 1,461.89 dollarë amerikanë për onz.

Monitor,  01.10.2019