Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

MIE raporton për gjendjen e energjisë elektrike në vend

OSHEE është duke ndjekur me përparësi furnizimin me energji elektrike të të gjithë konsumatorëve dhe në terren grupet e punës kanë punuar për të eliminuar defektet e shfaqura gjatë natës prej motit të keq, me reshje të dendura, stuhi dhe shkarkesa atmosferike.

Rajonet më të prekura nga defektet janë Tirana, Durrës dhe Burrelit. Defektet janë kryesisht të llojit: këputje përcjellësash, thyerje izolatorësh, dëmtime kabllosh, uji në kabina, etj.

Në raport me situatën në mesnatë, të dhënat e orës 09:30 paraqesin një përmirësim të situatës së furnizimit me energji elektrike me 31%. OSHEE thekson se, “në kushtet e një moti me reshje dhe me prezencë uji në objektet elektrike, është e vështirë të ndërhyhet pasi rrezikohet jeta e punonjësit. Sikurse, disa fidera janë stakuar për masë sigurie nga vet kompania, për të evituar pasoja të mëtejshme në jetë njerëzish dhe defektesh”.

Vështirësi në riparimin e defekteve paraqitet në zonat rurale ku kryesisht janë linja ajrore, gjë që sjell vonesa në riparimin e tyre për shkak të terrenit.

Konkretisht, zonat ku po punohet ende për të rikuperuar problemet dhe për të rikthyer energjinë janë:

Rajoni Tiranë

Pjesërisht Kombinat, Mëzes, Yzberisht, Kamëz, Farkë, Valias, Vorë (fshatrat), Paskuqan dhe brenda në Tiranë një pjesë e ish-bllokut dhe rruga “Myslym Shyri”.

Rajoni Durrës

Pjesërisht disa fshatra të Kavajës, Shijakut, Manëz dhe Fushë Krujës.

Rajoni Elbasan

Pjesërisht disa fshatra të Përrenjasit, Cërrikut dhe Gramshit

Rajoni Gjirokastër

Pjesërisht disa zona rreth Lazaratit, Tepelenës, Kardhiq dhe Dropull

Rajoni Vlorë

Pjesërisht disa zona të qytetit Vlorës, Dhërmiu dhe Dukati

Rajoni Kukës

Pjesërisht disa zona rreth Tropojës

Rajoni Shkodër

Pjesërisht në disa zona si Kallmet, Tale, Zadrimë dhe Torovicë të Lezhës

Rajoni Burrel

Pjesërisht disa zona në qytetin Laç, Mamurras dhe Bulqizë

KESH

Situata paraqitet e qetë dhe pa probleme në strukturat e menaxhuara nga KESH, në njësitë HEC Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës.

OST ka pasur vetëm një avari si pasojë e motit të keq, gjatë mbrëmjes në orën 23:00, në linjën L 220-15/2 shtylla nr 47, faza A. Kjo avari nuk ka shkaktuar mungesë furnizimi me energji dhe është riparuar në orët e para të mëngjesit nga brigada e linjave të njësisë operative Tiranë.

Strukturat e MIE dhe agjencive të varësisë do të vijojnë pa ndërprerje punën për riparimin e të gjitha dëmeve dhe problematikave të shkaktuara nga moti i keq.

Monitor,  25.09.2019