Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Saudi Aramco drejt rimëkëmbjes

Kompania arabe e naftë, Saudi Aramco, ka lënë pas sulmet në fabrikat e naftës dhe është “më e fortë se kurrë”, sipas kreut ekzekutiv, Amin Nasser.

Ai shtoi se prodhimi i plotë i naftës do të rifillojë në fund të këtij muaji.  Më 14 Shtator, sulmet në fabrikat Abqaiq dhe Khurais, që janë më të mëdhatë të mbretërisë, përgjysmuan prodhimin e naftës të Arabisë Saudite, duke hequr 5.7 milionë fuçi në ditë nga tregu.

“Zjarret që synonin shkatërrimin e Saudi Aramco bënë që 70,000 persona të angazhohen në rindërtimin e shpejtë.  Nëse nuk do të kishte qenë për këtë reagim, ndikimi te tregu i naftës dhe ekonomia botërore do kishte qenë shumë më i madh” tha kreu ekzekutiv i kompanisë.

Gjashtë ditë pas sulmit në qendër të industrisë së energjisë së Arabis Saudite, që shtoi edhe tensionet e vjetra me Iranin, gjiganti shtetëror i naftës ftoi gazetarë tek fabrikat që të vëzhgonin dëmet dhe përpjekjet për rindërtimin.

Mijëra punëtor dhe kontraktorë janë detyruar të braktisin projekte të tjera që të punojnë në rikthimin e prodhimit tek fabrikat. Aramco po merr pajisje nga Shtetet e Bashkuara dhe Europa që të rindërtojë fabrikat e dëmtuara.

Ministri i Energjisë i Mbretërisë, Abdulaziz bin Salman, tha se Arabia Saudite ka përdorur rezervat për të ruajtur fluksin e naftës drejt klientëve brenda dhe jashtë vendit.

Scan,  23.09.2019