Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Arabia Saudite rreth sulmeve të rafinerisë: Irani, i përfshirë

Arabia Saudite tha se do publikojë prova që lidhin Iranin me sulmin e jashtëzakonshëm ndaj industrisë së naftës, diçka që Washingtoni e beson, duke i dhënë vrull tensioneve në Lindjen e Mesme.  Megjithatë, Teherani mohoi përfshirjen në sulmet e datës 14 Shtator,  që hoqën nga tregu 50% të prodhimit të Arabisë Saudite.

“Ata kërkojnë të bëjnë presion ndaj Iranit nëpërmjet shpifjeve. Ne nuk duam konflikt në rajon.  Kush e nisi konfliktin në radhë të parë?” tha presidenti i Iranit Hassan Rouhani, duke fajësuar Washingtonin dhe aleatët e gjirit Persik për luftën në Jemen.  Lëvizja Huthi e Jemenit, një aleat i Iranit që ka luftuar me koalicionin arab të mbështetur nga Washingtoni  për katër vite, ka pranuar përgjegjësinë për sulmin. Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite deklaroi se do të prezantojë “prova materiale dhe armë iraniane që vërtetojnë se regjimi i Iranit është përfshirë në sulmet terroriste”.

Nëse bëhen publike këto prova konkrete,  Riadhi dhe Washingtoni mund të vihen nën presion për t’u kundërpërgjigjur, pavarësisht se të dyja kombet kanë theksuar nevojën për kujdes.   Presidenti Donald Trump ka thënë se nuk kërkon luftë dhe se nuk ka arsye për nxitim, pasi po zhvillohet koordinim me vendet e Gjirit Persik dhe Bashkimin Europian.   Princi i kurorës, Mohammed bin Salman,  tha se sulmi përbën një sfidë ndaj vullnetit botëror për t’i bërë ballë kërcënimeve ndaj stabilitetit ndërkombëtar.

Scan,  19.09.2019