Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rritet nafta, shkak prodhuesit amerikanë

Gjatë orëve të para të sesionit të sotëm, çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare janë regjistruar në rritje, si pasojë e rënies  mbi pritshmëritë të prodhimit amerikan. Në këtë rubrikë ju njohim me ndryshimin e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare dhe ju tregojmë çmimin real me shumicë, me të cilin nafta del sot nga dy portet kryesore të vendit, në varësi të tendencës së çmimeve gjatë ditës së kaluar.

Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare gjatë sesionit të kaluar është reflektuar edhe në tregun vendas të naftës me shumicë gjatë sesionit të sotëm. Kështu, sot, nafta me shumicë në dy portet e vendit shitet me 150.26  lekë për litër, në rritje me 0.82% në krahasim me sesionin e kaluar.

Çmimi i pasqyruar është aktual dhe i referohet vetëm ditës së sotme. Luhatjet në çmimin e shumicës, përveç çmimit me të cilin kuotohet në bursë, vijnë edhe në bazë të kostove të transportit, cilësisë së produktit të zhdoganuar, kursit të këmbimit ndërmjet dollarit dhe lekut, si dhe barrës  shtetërore, që sot fiksohet në rreth 92.5 lekë për litër.  Këto të dhëna i referohen çmimit përfundimtar me të cilin nafta hyn në tregun me pakicë, dhe jo çmimit me të cilin shitet në pikat e karburantit.

Scan,  12.09.2019