Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kuba përgatitet për mungesë karburanti, SHBA sanksione naftës

Presidenti i Kubës, Miguel Diaz-Canel,  tha se vendi duhet të përgatitet për mungesë të karburantit në Shtator,  prej bllokimit të dërgesave të naftës nga administrata e Donald Trump.  “Mund të ketë situata të vështira në shpërndarjen e disa produkteve dhe shërbimeve, për shkak se varen nga transporti, që përdor karburant”, tha presidenti.

Ekonomia e Kubës është përballur me një tkurrje të parasë që prej vitit 2015, ndërkohë që ranë furnizimet me naftë nga Venezuela.  Që prej atëherë,  presidenti Donald Trump ka tkurrur dërgesat e naftës drejt Kubës,   në përpjekje për të sjellë reforma në Qeverinë Komuniste dhe të ndërpresë mbështetjen për presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro.   Masat e Shteteve të Bashkuara përfshijnë sanksione të reja ndaj anijeve dhe firmave që përfshihen me eksportin e naftës drejt ishullit.

Scan,  12.09.2019