Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Liçensimet në sektorin energjitik, ERE: Nuk ka kufizim kapitali

Licencimet në sektorin e energjisë elektrike do të jenë të liberalizuara, duke mos vënë kufizime në drejtim të kapitalit që duhet të zotërojë kompania. Enti Rregullator i Energjisë ka rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Furnizuesve të Energjisë Elektrike, të cilët kërkonin që çdo shoqëri që licencohet në këtë fushë të ketë një kapital mbi 100 mln lekë, çka sipas tyre do të garantonte ushtrimin e  aktivitetit.

Pas një periudhe të gjatë korrespondencash me të gjithë institucionet e përfshirë në procedurat e dhënies, modifikimit, rinovimit ose heqjes së licencave në sektorin e energjisë elektrike, Bordi  Entit Rregullator të Energjisë miratoi ndryshimet në rregulloren aktuale. Ndërkohë që, pjesë e dokumentit të ri do të jenë dhe rekomandimet e dhëna nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë.

Scan,  06.09.2019