Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Djegiet e pajiesjeve elektrike, OSHEE: Po rregullojmë fiderin

Për gjatë gjithë mëngjesit të sotëm në kryeqytet ka patur luhatje dhe ndërprerje të herë pas hershme të energjisë elektrike. Ky problem është e disata herë që ndodh në Tiranë ku energjia elektrike vjen dhe ikën në disa minuta.

Si pasojë e stakimit të menjëhershëm të energjisë elektrike janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale ku janë djegur me qindra elektro-shtëpiake.

Në lidhje me dëmet materiale për konsumatorët nuk ka asnjë mbrojtje, ndërsa OSHEE nuk ka bën asnjë ribursim për qytetarët edhe pse situata është përsëritur. Zona më problematike për shkëputjen e herë-pas hershme të energjisë është zona pranë stadiumit ‘Arena Kombëtare’. Për këtë shqetësim ka patur një mori ankesash nga qytetarët kundër OSHEE për dëmet e shkaktuara me elektro-shtëpiaket.

Ndërkohë në një reagim për Report Tv OSHEE ka thë se shkak për këto ndërprerje të energjisë është bërë një dëmtim i fidrit 16-20 KV tek Ambasada Amerikane. Sipas OSHEE Kompania që po punon për rregullimin e rrugës ka dëmtuar në mënyrë të pa vullnetshme fidrin dhe për pasojë janë shkaktuar edhe stakimet e energjisë. Por për sa u përket dëmeve materiale të shkaktuar tek qytetarët, OSHEE ka thënë se nuk kanë çfarë të bëjnë. Pra qytetarët u duhet të paguajnë vetë për dëmet materiale të shkaktuara për fajin e energjisë elektrike.

“Po, punohet tek rruga pranë Ambasadës Amerikane, po hapet një kanal i madh. Si pasojë është dëmtuar rrjeti elektrik 16-20 KV. Për këtë problem po punohet që të rregullohet dhe do të zgjasë për rreth 30 minuta. Ndërsa për sa u përket ankesave të qytetarëve nuk kemi çfarë të bëjmë, por do rregullojmë fidrin.” ka deklaruar ndër të tjera, drejtor i zyrës për marrëdhëniet me mediat Ardian Kola.

Shqiptarja.com  06.09.2019