Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Varësia ndaj importit të naftës, në Shqipëria vetëm 40%

Në Bashkimin Europian, importet neto të naftës mbulojnë 87% të konsumit të naftës dhe nënprodukteve të saj në vend. Po në Shqipëri sa është kjo normë? Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, e që i referohen vitit 2017, norma fiksohet në 40%. Kaq është norma e varësisë së Shqipërisë ndaj importeve të naftës, sipas kësaj metodologjie.

Norma e varësisë përllogaritet mbi importet neto, pra diferencën e importeve me eksportet, në raport me konsumin kombëtar të naftës dhe nënprodukteve të saj.  Norma në 40% e varësisë së Shqipërisë ndaj importeve të naftës është ndër më të ulëtat në Europë. Janë vetëm tre, vendet që e kanë më të ulët këtë normë varësie, dhe ato janë: Danimarka, Norvegjia dhe Mbretëria e Bashkuar. Ndër vite norma ka pësuar luhatje të  ndjeshme dhe në vitin 2015 ka prekur minimumin prej 6.5%.

Luhatshmëria e lartë është rrjedhojë e paqëndrueshmërisë në normat e prodhimit dhe eksportit të naftës vendase. Gjithsesi, duhet theksuar fakti se norma kaq e ulët e varësisë ndaj importeve të naftës në vendin tonë nuk është një tregues i mirëfilltë, pasi nafta vendase është e pakonsumueshme e për rrjedhojë nuk mbulon asnjë përqind të konsumit të brendshëm.

Scan,  05.09.2019