Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dëmtohet fideri privat, disa zona në Tiranë pa energji

Dëmtimi i fiderit 20 KV të një subjekti privat që po punon për rikonstruksionin e shkollës ‘Konferenca e Pezës’ ka lënë pa energji elektrike një pjesë të zonës rreth Myslym Shyrit dhe Rruga e Kavajës.

OSHEE njofton se ka marrë masat për riparimin e dëmit, në prani të policisë së shtetit e cila ka nisur hetimet ndaj subjektit që ka shkaktoi defektin.

“Nje pjese e zones rreth “Myslym Shyri” dhe “Rruga e Kavajës” kane mbetur pa energji elektrike per shkak te demtimit te fiderit 20kV nga subjekti privat qe punon per rikonstruksionin e shkolles “Konferenca e Pezës”.

OSHEE mori masa për riparimin e dëmit, në prani edhe te policise se shtetit e cila regjistroi procedimin ndaj subjektit (foto).

Aktualisht ka mare energji nje pjese e konsiderueshme e abonenteve’, njofton OSHEE.

Shqiptarja.com  15.08.2019