Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta i rikthehet rënies

Nafta u rikthye në rënie ditën e Mërkurë, prej të dhënave  të dobëta ekonomike nga Kina dhe rritjes së inventarëve në Shtetet e Bashkuara.  Në fund të sesionit të kaluar nafta u rrit ndjeshëm, pas lajmërimeve nga SHBA se do të vonojë tarifat ndaj produkteve kineze.  Nafta brent e Londrës ra me 0.8% në 60.84 dollarë për fuçi,  ndërkohë që ditën e djeshme tregoi rritje me 4.7%, që ishte norma më e madhe që prej Dhjetorit.

Nafta bruto amerikane ra me 1.1% në 56.48 dollarë për fuçi, pas një rritjeje me 4% në tregtinë e ditës së djeshme.   Kina raportoi një serë të dhënash zhgënjyese për ekonominë, përfshirë rënien e prodhimit industrial në nivelin më të ulët në 17 vite.  Një tjetër ndikues te rënia e çmimeve ka qenë mbyllja e pozicioneve nga investitorët për të marrë fitimet, nga rritja e fortë e ditës së Martë.

Presidenti Donald Trump u tërhoq nga afati i 1 Shtatorit për tarifat prej 10% që ndikojnë gjysmën e listës fillestare prej 300 miliardë dollarë mallra kinezë.   Të dhënat e Institutit Amerikan të Naftës treguan se inventarët në SHBA u rritën papritmas gjatë javës së kaluar.  Inventarët e naftës bruto u rritën me 3.7 milionë fuçi, në një total prej 443 milionë.

Monitor,  14.08.2019