Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vjen makina më e re elektrike HiPhi1

Risia më e fundit është kompania Human Horizons, e cila e përkufizon veten si një realitet ‘i specializuar në transport dhe adapte për qytetet inteligjente, me një fokus të veçantë në lëvizjen elektrike dhe në V2X’, ‘Automjet për gjithçka’. Flitet për një realitet të ri, që për tu bërë i njohur në tregun e automjeteve elektrike kineze, ka prezantuar së fundmi HiPhi 1, një prototip makine elektrike që inauguron një markë që në vitet e ardhshme do të përfshijë modele të tjera të këtij lloji.

Segmenti i synuar nga kompania është ai i luksit dhe dalja në treg e HiPhi 1 është parashikuar të ndodhi brenda vitit 2021. Për t’i dhënë besueshmërinë minimale të domosdoshme Human Horizons është prania e ish përgjegjësit të Jaguar-Land Rover dhe Ford, Mark Stanton, i cili drejton ekipin e 400 inxhinierëve që zhvilluan prototipin në fjalë.

HiPhi është një automjet SUV të përmasave të mëdha, i gjatë 5.2 m, dhe që tejkalon peshën e prej 2 tonë (të dhënat e sakta nuk janë bërë ende publike), e ndërtuar mbi një platformë çeliku dhe alumini. Bateritë janë të vendosur sikurse tradicionalisht, në pjesën e poshtme të makinës. Varianti më performues, me bateri 96 kWh, i cili duhet të sigurojë 643 km autonomi, është i pajisur me dy motorë me fuqi 268 kf dhe është në gjendje të përshpejtojë nga 0 në 100 km / orë në 3.9 sekonda.

Qasja në pjesën e brendshme të makinës bëhet përmes njohjes së fytyrës të kombinuar me smartphone. Vendet janë gjashtë, të ndara në tre rreshta me dy. Makina është gjithashtu e pajisur me një sistem të sofistikuar të inteligjencës artificiale dhe një sistem drejtimi autonom të përputhshëm me nivelin 3. HiPhi 1 gjithashtu përmban rreth 562 sensorë, të cilët lejojnë monitorimin e çfarë ndodh jashtë makine por edhe brenda saj. Madje ka edhe sensor që zbulojnë edhe aromat e këqija.

Asnjë informacion mbi çmimin ose disponueshmërinë për pjesën tjetër të botës nuk është bërë publike, përveç specifikave në tregun kinez. Sidoqoftë, kompania ka njoftuar se zgjerimi global është ndër përparësitë e tij. HiPhi do të ndërtohet në fabrikë, aktualisht nën rinovim, i përdorur më parë nga Kia.

Scan,  12.08.2019