Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nis prenotimi i gazit nga TAP, Albpetrol dhe Albgaz fillojnë testimin e tregut

Prenotimi i kapaciteteve të gazit natyror të Gazsjellësit TAP për tregun shqiptar për 10 vitet e ardhshme do të jetë në fokusin e dy kompanive shtetërore të naftës dhe gazit, Albpetrol dhe Albgaz. Drejtuesit e të dy këtyre kompanive zhvilluar një takim në mjediset e Albpetrol sh.a ku u dakordësua nisja e procedurës “Market Test”, e cila nënkupton prenotimin e kapaciteteve të gazit natyror të Gazsjellësit TAP për tregun shqiptar për periudhën 2020 – 2030.

“Market Test”, bën të mundur sigurimin e volumeve të gazit për tregun shqiptar, të paktën 1.7 miliardë metër kub në vit, si për atë rezidencial-familjar, si atë industrial për ndërmarrjet shqiptare. Gjithashtu, sipas një njoftimi të Albpetrol përdorimi I gazit është  I rëndësishëm edhe për tregun  strategjik të prodhimit të energjisë elektrike, siç është TEC-i i Vlorës apo ai i Korçës. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse realizimi I këtij të fundit është ende në diskutim, përsa kohë Ministria e Mjedisit dhe Turizmit anuloi lejen mjedisore , duke deklaruar se nuk përmbushte standardet.

Ndërkaq, sa I takon Termocentralit të Vlorës, lidhja e tij me rrjetin e gazit është konsideruar nga ekspertët si e vetmja zgjidhje për të vënë në punë këtë vepër energjetike, e cila që nga ndërtimi I saj nuk është vënë asnjëherë në punë për shkak të defektit në sistemin e ftohjes. Vënia në funksion e veprës është menduar të realizohet përmes një partneriteti publik-privat, por pas hapjes së procedurës në janar të këtij viti, aktualisht procedurat janë pezulluar.

Scan,  12.08.2019