Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta humbi 5% në bursë, pritet ndërhyrja e OPEC

Nafta i është rikthyer rritjeve në sesionin e së Enjtes, duke rifituar thuajse gjysmën e humbjeve prej 5% të tregtisë së kaluar.  Kjo erdhi prej pritshmërive se rënia e çmimeve do të nxisë ulje të mëtejshme të prodhimit.

Indeksi ndërkombëtar Brent, u rrit me 2.81% në 57.8 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto amerikane (WTI), fitoi 3.15% në 52.7 dollarë për fuçi. Të dy indekset prekën nivelin më të ulët që prej muajit Janar ditën e Mërkurë, pas rritjes së papritur të inventarëve në Shtetet e Bashkuara, ç’ka tregoi se kërkesa nuk ka absorbuar rritjen e prodhimit.

Një tjetër problem në anën e kërkesës ka qenë përshpejtimi i luftës tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, që janë dy konsumatorët më të mëdhenj në botë.   Analistët thanë se çmimet janë rritur prej pritshmërive se Arabia Saudite dhe vende të tjerë të OPEC, mund të ndërhyjnë në treg duke ulur prodhimin.

Sipas projeksioneve, kufiri është 60 dollarë për fuçi dhe nëse çmimet qëndrojnë për një periudhë të gjatë poshtë atij niveli,  OPEC mund të ndërmarrë masa. Tërheqja e dollarit amerikan ka dhënë gjithashtu pak mbështetje për çmimet, pasi e bën më të lirë naftën për zotëruesit e valutave të tjera. Indeksi i dollarit, që mat performancën me 6 valuta kryesore, ka rënë me 1% që prej fundit të Korrikut.

Scan,  09.08.2019