Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tensionet në ngushticën e Hormuzit shkak për rënien e naftës

Çmimet e naftës ranë përsëri në sesionin tregtar të së Mërkurës, ndërkohë që ndikimi i luftës tregtare Kinë-SHBA te kërkesa për karburant ka zbehur perspektivën e tregut.  Nafta Brent e Londrës ra me 0.32% në nisje të tregtisë dhe kuotohej në 58.75 dollarë për fuçi, që është edhe niveli më i ulët në 7 muaj.   Nafta bruto amerikane (WTI) ra me 0.22%, në 53.5 dollarë për fuçi.

Javën e kaluar nafta ka humbur më shumë se 9%, pasi presidenti Donald Trump lajmëroi rritjen e tarifave në 10% ndaj 300 miliardë dollarë mallrave kinezë, duke nisur nga 1 Shtatori.   Ndërkohë, Ministri i Energjisë në Arabinë Saudite, Khalid Al-Falih dhe Sekretari amerikan i Energjisë, Rick Perry, shprehën shqetësime mbi kërcënimet e Iranit për të penguar trafikun detar në Gjirin Persik.   Tensionet në Lindjen e Mesme janë shtuar së fundmi, pas sulmit të anijeve çisternë dhe dronave amerikanë,  ç’ka ka rritur shqetësimet për kalimin në Ngushticën e Hormuzit.

Të dhëna të tjera që tregonin një rënie më të madhe se ç’pritej të inventarëve të naftës bruto në SHBA, ofruan pak mbështetje për çmimet.  Inventarët ranë me 3.4 milionë fuçi në javën e kaluar, në një total prej 439.6 milionë fuçi.

Scan,  07.08.2019