Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Lufta tregtare godet kërkesën për naftë

Çmimet e naftës i’u rikthyen rënies në nisje të javës,  ndërkohë që përshpejtimi i luftës tregtare mes SHBA dhe Kinës pritet të kufizojë kërkesën për naftë në 2 konsumatorët më të mëdhenj në botë.  Nafta brent e Londrës ra me 1.5% në 60.97 dollarë për fuçi, ndërsa indeksi i Shteteve të Bashkuara (WTI), humbi 1.3% në 54.93 dollarë për fuçi.  Të dy indekset ndërkombëtarë ranë javën e kaluar ndërkohë që Brent humbi 2.5% dhe nafta bruto amerikane, 1%.

Titutj aziatik të kapitalit ranë në nivelin më të ulët në 6 muaj, ndërsa ari u rrit, ndërkohë që investitorët kërkuan mbrojtje te aktivet që konsiderohen si të sigurta.  Presidenti Donald Trump lajmëroi javën e kaluar se do vendosë tarifa në 10% ndaj 300 miliardë dollarë mallrave kinezë në datën 1 Shtator dhe shtoi se do të rrisë nivelin e tarifave nëse homologu kinez Xi Jinping dështon të arrijë një marrëveshje tregtare.  Rritja e eksporteve të naftës nga Shtetet e Bashkuara shtuan gjithashtu presionet te çmimet ditën e Hënë.  Dërgesat amerikane u rritën me 260 mijë fuçi në ditë në Qershor, duke prekur një nivel rekord mujor prej 3.16 milionë fuçi në ditë.

Lufta tregtare dhe rritja e ofertës pritet të shtojë bastet pesimiste ndaj naftës.   Spekuluesit kanë shkurtuar bastet optimiste në javën që nisi më 30 Korrik dhe kanë rritur bastet pesimiste në nivelin më të lartë që prej Shkrutit, sipas Komisionit amerikan të Tregtimit të Lëndëve të Para.

Scan,  05.08.2019