Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fatura e korrikut, OSHEE bleu 8.8 milionë euro energji

Ulja e prodhimit të energjisë nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, si pasojë e thatësirës, ka detyruar Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të shpenzojë rreth 8.8 mln euro për blerjen e energjisë vetëm në muajin korrik. Sipas të dhënave të publikuara nga ky dikaster, në total janë blerë 141,360 Mwh, ndërkohë që çmimi mesatar arrin në 62.23 Euro/Mwh.

Në krahasim me muajin qershor, vlera e shpenzuar për blerje energjie ka pësuar një ulje të ndjeshme, duke qenë se një muaj më parë OSHEE shpenzoi 15.4 mln euro, me qëllim plotësimin e nevojave konsumatore për energji. Ndërkaq, vlera e shpenzuar në 2 muajt e fundit i shtohet faturës prej 102 mln euro që operatori i shpërndarjes ka shpenzuar për blerjen e energjie në 5-mujroin e parë të vitit.

Kjo do të thotë se për vitin 2019, në total ky dikaster ka shpenzuar rreth 126.2 mln euro, duke nxjerrë në pah edhe një herë dëmet ekonomike që vijnë si pasojë e varësisë së sistemit elektroenergjetik nga kushtet meteorologjike, duke qenë se prodhimi i energjisë realizohet vetëm nga burimet hidrike.

Nga ana tjetër, OSHEE ka shfaqur probleme në drejtim të likujdimit të faturave të blerjes së energjisë, duke kërkuar nga Enti Rregullator i Energjisë shtyrjen me 3 muaj periudhën tranzitore, duke e lejuar të likujdojë tregëtarët fitues të ankandeve aktualë brenda 180 ditëve, dhe jo 90 ditëve, sikurse parashikon rregullorja.

Scan,  05.08.2019