Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tatimet kalojnë nga karburantet, gjatë gushtit kontroll 1200 subjekteve

Punonjësit e tatimeve dhe ata të metrologjisë do të fokusohen në pikat e furnizimit të karburanteve gjatë muajit gusht. Kjo u paralajmërua nga drejtuesja e Tatimeve Delina Ibrahimaj që tha se operacioni do të shtrihet në mbarë vendin, duke prekur 1200 subjekte dhe 3200 pompa.

“Karburantet nuk lejohet të shesin me regjim manual. Ata duhet të ndërpresin shitjen e tyre dhe të raportojnë te administrata tatimore nëse nuk u punon kasa.  Është konstatuar se në shumë karburante bëhen ndërhyrje duke kaluar nga regjimi automatik në regjimin manual. Synimi është certifikimi i regjimit automatik. Ato që janë me regjim manual do të bllokohen. Nëse janë me regjim automatik, do të certifikohen” tha Ibrahimaj.

Sa i përket ecurisë së planit kundër informalitetit,të perqëndruar më së shumti te strukturat akomoduese, drejtuesja e Tatimeve tha se janë konstatuar 803 shkelje ku në 100 raste ka pasur biznese të paregjistruara që janë bllokuar.

Scan,  01.08.2019