Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Prodhimi i OPEC, më i ulëti që prej 2011-ës

Prodhimi i naftës së OPEC arriti në nivelin më të ulët të tetë viteve në korrik, pasi një ulje e mëtejshme vullnetare nga eksportuesi kryesor, Arabia Saudite, thelloi humbjet e shkaktuara nga sanksionet amerikane ndaj Iranit dhe ndërprerjeve në vendet e tjera të grupit, zbuloi një studim i Reuters.

Organizata 14-anëtarëshe e vendeve eksportuese të naftës prodhoi 29,42 milion fuçi në ditë (bpd) këtë muaj, tregoi sondazhi, duke zbritur 280,000 bpd nga shifra e rishikuar e qershorit dhe totali më i ulët i OPEC-ut që nga viti 2011.

Sondazhi sugjeron se Arabia Saudite po qëndron në planin e saj për të kufizuar vullnetarisht prodhimin me më shumë sesa kërkohet, duke zbatuar një marrëveshje të udhëhequr nga OPEC për të mbështetur tregun. OPEC rinovoi paktin e furnizimit këtë muaj, duke përballuar presionin nga Presidenti i SHBA Donald Trump për të prodhuar më shumë.

Megjithë furnizimet e ulëta të OPEC-ut, nafta e papërpunuar LCOc1 ka rënë nga një nivel mbi 75 dollarë për fuçi në prill në 65 dollarë të mërkurën, duke u ndikuar nga shqetësimi për ngadalësimin e rritjes ekonomike.

Monitor,  01.08.2019