Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE vazhdon punimet në rrjetin e kryeqytetit

Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se për shkak të punimeve të planifikuara më parë në disa kabina për rikonstruksionin dhe ndërtimin e rrjetit 20 kV, në datat 31 korrik-1 gusht do të stakohet energjia në disa zona të kryeqytetit.

Sipas njoftimit ditën e sotme do të ketë shkëputje të energjisë gjatë intervalit kohor 09:00-15:00,
rruga “Skënderbej”, rruga e Durrësit, pranë Bllokut të Ambasadave, rruga “Mahmut Xhelili”, rruga “Todi Shkurti”, rruga “Stefan Shundi”.

Gjithashtu nga ora 09:00-16:00 energjia do të stakohet tek rruga e Dibrës, pranë Spitalit “Nënë Tereza”, tek rruga “Myslym Keta” gjatë orareve 09:00-12:00 dhe tek zona pranë Universitetit Bujqësor Kamëz nga 11:00-13:00.

OSHEE tha se në datën 1 Gusht do të ketë ndërprerje të energjisë tek rruga e Dibrës, pranë Spitalit “Nënë Tereza”, rruga “Ferit Xhajko”, rruga “Omer Nishani” gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 dhe tek rruga e Durrësit, rruga “Mine Peza” e rruga “Haxhi Hysen Dalliu” gjatë orareve 09:00-15:00.

Scan,  31.07.2019