Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KESH i rikthehet shitjes, mbyll proçedurën 250 mijë euro

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare i është rikthyer shitjes së energjisë në treg të lirë. Sipas njoftimeve të publikuara nga vetë kompania sasia e shitur është rreth 4000 MWh ku çmimi më i lartë i ofruar ishte 67.3 euro/MWh kurse ai më i ulët 61.57 euro/MWh.  Në total KESH ka arkëtuar rreth 254 mijë euro nga procedura e fundit e shitjes. Kompania publike e gjenerimit këtë vit ka hasur në një situatë aspak të favorshme hidike çka ka limituar prodhimin e përgjithshëm të saj nga hidrocentralet në kaskadën e Drinit. Më së shumti ajo ka qenë e fokusuar në procedura optimizimi edhe pse vetëm pak ditë më parë KESH-it ju desh të blinte edhe vetë energji.

Nga rezultatet e publikuara nga vetë Korporata në faqen e saj KESH arriti të sigurojë një sasi prej 10 200 MWh ku çmimi më i lartë me të cilin u ble një megavat/orë ishte 55.7 euro ndërsa çmimi minimal 46.4 euro. Sasia totale e energjisë së blerë llogaritur me çmimin e ponderuar rezulton ti ketë kushtuar KESH-it 537 mijë euro. Situata hidrike e vështirë duket se ka detyruar këtë vit kompanitë e sektorit energjetik kryesisht ato publike të marin masa drastike sa i përket investimeve nga njëra siç është rasti i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nga njëra anë por edhe gjetjes së mënyrave të ndryshme për të krijuar të ardhura me hapësirat e pakta siç është rasti i optimizimeve nga ana e KESH.

Situate e vështirë hidrike gjatë këtij viti është reflektuar në rritjen e importeve. Të dhënat zyrtare për 4 mujorin tregojnë se importet e energjisë përbëjnë mbi 40 për qind të konsumit total në vend përgjatë periudhës janar-prill. Prodhimi vendas i energjisë u kufizua në 1.6 milionë MËh ndërkohë që konsumi total ishte 2.7 milionë MWh.

Monitor,  26.07.2019