Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Punime në rrjet, zonat e kryeqytetit që do mbeten pa energji

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se në datat 19-20 Korrik do të shkëputet energjia në disa zona të Tiranës.

Ndërprerja do të bëhet për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave në kryeqytet.

OSHEE tha se në datën 19 korrik do të mbetet pa energji nga ora 9:30-15:00
rruga “Ferit Xhajko”, nga ora 09:00-15:00 rruga “Haxhi Hysen Dalliu”, nga ora 09:00-16:00
rruga “Myslym Keta” dhe rruga “Njazi Meka”. Po ashtu, rruga “Agallia Tako” dhe rruga “Agallia Tako do të kenë stakim të energjisë në intervalin kohor 12:00-15:00 dhe nga ora 09:00-12:00
rruga “Gëzim Kaceli”, rruga “Pandi Stillu”, rruga “Petro Marko” dhe rruga “Haxhi Hysen Dalliu” gjithashtu do kenë mungesë energjie.

Sipas njoftimit disa zona të tjera janë edhe zona Yrshek gjatë orevë 9:00-11:00, zona Fushë Mëzez nga 11:00 -15:00, rruga “Ylbere Bylykbashi” dhe  rruga e Kavajës nga 09:00-14:00,  rruga “Ndre Mjeda” nga ora  09:00 – 13:00 dhe rruga “Ndre Mjeda” e rruga “Kongresi i Lushnjes nga ora 08:30-14:00.

Ndërsa në datën 20 Korrik OSHEE tha se do të shkëputet energjia në rrugën “5 Maji”, rrugën “Njazi Meka” dhe rrugën  “Myslym Keta” gjatë intervalit kohor 09:00-16:00.Nga ora 09:00-12:00, rruga “Selaudin Bekteshi” pranë rrugës “5 Maji”, rruga “Gëzim Kaceli” dhe  rruga “Pandi Stillu” do të kenë stakim të energjisë dhe rruga “Agallia Tako” nga 12:00-15:00.

Disa zona të tjera që do të mbeten pa energji në kryeqytet janë rruga “Kongresi i Lushnjes” nga ora 09:00-13:30 dhe përsëri rruga “Kongresi i Lushnjes” dhe rruga “Ylbere Bylykbashi” nga ora  08:30-14:00.

Scan,  18.07.2019