Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Aksident në vendin e punës, humb jetën elektriçisti

Një punonjës i OSHEE i cili po punonte privatisht, jashtë orarit të punës në një banesë ra në kontakt me rrymën elektrike duke ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kushtrim të qytetit, aty ku 56- vjeçari P.H., ndërroi jetë prej korrentit, rreziku më i madh i profesionit elektriçist.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet që vdekja e 56- vjeçarit të jetë aksidentale.

energjia.al 15.07.2019