Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE bleu 15.4 milionë euro energji për qershorin

Ulja e prodhimit të energjisë nga Korporata Elektro-energjetike Shqiptare, si pasojë e thatësirës, ka detyruar Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të shpenzojë 15.4 mln euro për blerjen e energjisë vetëm në muajin qershor. Të dhënat janë përpunuar nga TV SCAN, ndërkohë që i shtohen faturës prej 102 mln euro që operatori i shpërndarjes ka shpenzuar për blerjen e energjie në 5-mujorin e parë të vitit. Aktualisht OSHEE po kalon një periudhë të vështirë financiare.

Ndërkohë që, rritja e shpenzimeve për blerje energjie si dhe pamundësia për t’u rikuperuar nga kriza e vitit 2017 ka detyruar Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të pezullojë investimet e reja të parashikuara për vitin 2019. Përfaqësues të këtij dikasteri thonë për TV SCAN se bëhet fjalë për investime që tashmë duhet të kishin nisur, por për shkak të situatës financiare ka qenë e domosdoshme shtyrja e tyre.

Nga ana tjetër, OSHEE ka shfaqur probleme në drejtim të likuidimit të faturave të blerjes së energjisë, duke kërkuar nga Enti Rregullator i Energjisë shtyrjen me 3 muaj periudhën tranzitore, duke e lejuar të likuidojë tregtarët fitues të ankandeve aktualë brenda 180 ditëve, dhe jo 90 ditëve, sikurse parashikon rregullorja.

Scan,  13.07.2019