Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

IEA pret mbiofertë të naftës

Rritja e prodhimit të naftës në SHBA do të tejkalojë kërkesën e dobët botërore dhe do të sjellë rritjen e inventarëve në 9 muajt e ardhshëm, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.  Parashikimi vë në dukje nevojën e OPEC dhe vendeve aleate që të ulin prodhimin për të ekuilibruar tregun, pavarësisht zgjatjes së paktit aktual. Agjencia parashikon një rënie të kërkesës për naftën e OPEC në vetëm 28 milionë fuçi në ditë në fillim të vitit 2020.

“Tkurrja e tregut nuk përbën aktualisht shqetësim dhe ribalancimi është shtyrë për të ardhmen.  Kjo përbën një sfidë të madhe ndaj atyre që kanë marrë përsipër menaxhimin e tregut”, deklaroi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, duke i’u referuar Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës dhe prodhuesve të tjerë si Rusia.   Agjencia shtoi se kërkesa për naftën bruto të OPEC mund të bjerë në vetëm 28 milionë fuçi në ditë.

Duke marrë parasysh nivelin aktual të prodhimit të OPEC në 30 milionë fuçi në ditë, Agjencia parashikon një rritje të inventarëve botëror me 136 milionë fuçi deri në tremujorin e parë 2020.

Scan,  13.07.2019