Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mini i ri elektrik nis prodhimin këtë vit

Kompania gjermane e makinave, BMW, do të nisë prodhimin e modelit të ri elektrik Mini në fabrikën britanike në fund të 2019-ës. Sipas prodhuesit gjerman, makina e parë do të jetë e disponueshme për konsumatorët në fillim të vitit të ardhshëm.   BMW prodhoi mbi 230,000 makina në fabrikën në jug të Anglisë vitin e kaluar,  që është sa 15% i totalit të prodhimit të makinave në Britani.

Nxjerrja në treg e modelit të ri Mini mund të vijë paralelisht me daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian.   Nëse kjo ndodh pa marrëveshje, mund të sjellë tarifa dhe ndërprerje të prodhimit.  Industria e makinave, që ka pësuar rënie të shitjeve, prodhimit dhe investimeve që prej vitit 2017,  mund të përballet me tarifa në 10% dhe kosto shtesë nëse Britania del pa marrëveshje. BMW lajmëroi se do të zhvendosë  një pjesë të prodhimit të motorëve jashtë Britanisë për shkak të Brexit.

Mbështetësit e Brexit kanë thënë prej kohësh se Gjermania, që eksporton qindra mijëra makina në Britani çdo vit, do të bëjë të pamundurën për të mbrojtur këtë marrëdhënie tregtare.

Scan,  11.07.2019