Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bien rezervat e naftës në SHBA me 8.1 milionë fuçi

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje të konsiderueshme gjatë sesionit të sotëm, pasi të dhënat e publikuara në SHBA treguan një rënie më të madhe se parashikimet të rezervave të naftës. Megjithatë, ky raport nuk është zyrtar dhe investitorët po presin raportin e Administratës për Informimin mbi Energjinë. Gjithashtu, çmimet po mbështeten nga vendimi i prodhuesve amerikanë për të evakuuar stafin nga platformat në Gjirin e Meksikës, që pritet të goditet nga një stuhi e fortë.

Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 58.7 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 64.8 dollarë për fuçi. Dy bençmarkët kryesorë janë rritur me mbi 20% gjatë këtij viti, kryesisht për shkak të marrëveshjes së OPEC dhe Rusisë për të ulur prodhimin me 1.2 milionë fuçi në ditë. Por, në muajt e fundit tensionet tregtare kanë dëmtuar ekonominë globale dhe për rrjedhojë edhe kërkesën për naftë. Sipas të dhënave të Institutit Amerikan të Naftës rezervat ranë me 8.1 milionë fuçi gjatë javës që u mbyll më 5 korrik, në totalin e 461.4 milionë fuçive. Analistët parashikonin një rënie me 3.1 milionë fuçi.

Të dhënat zyrtare nga administrata amerikane do të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme. Prodhuesit më të mëdhenj të naftës në SHBA filluan evakuimin e stafit dhe i mbyllën platformat në Gjirin e Meksikës, pasi një rrymë tropikale mund të kthehet në stuhi në mbrëmjen e së mërkurës ose të enjten. Në fokus të investitorëve janë bisedimet tregtare SHBA-Kinë, që pritet të rifillojnë gjatë kësaj jave.

Scan,  11.07.2019