Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Prodhimi i OPEC preku fundin gjatë qershorit

Prodhimi i OPEC ka rënë në nivelin më të ulët në 5 vite gjatë Qershorit, ndërkohë që rritja e Arabisë Saudite dështoi të kompensojë humbjet në Iran dhe Venezuleë, prej sanksioneve amerikane dhe shkurtime të tjera brenda grupit.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës me 14 anëtarë, pompoi 29.6 milionë fuçi në ditë muajin e kaluar,  sipas një sondazhi të Reuters, në rënie me 170 mijë fuçi në ditë nga Maji. Ky është edhe nivelin më i ulët që prej vitit 2014.

Sondazhi tregon se pavarësisht përpjekjeve të Arabisë Saudite për rritje të prodhimit, Mbretëria po pompon edhe poshtë kapacitetit që i lejon marrëveshja e OPEC. Organizata rinovoi paktin e uljes së prodhimit në javën e kaluar.

Pavarësisht rënies së ofertës, nafta bruto ka rënë nga niveli më i lartë në 6 muaj prej 75 dollarë që preku në Prill dhe qëndronte në 63 dollarë për fuçi në ditën e fundit tregtare të javës.   OPEC, Rusia dhe vende të tjera jo anëtare që njihen si OPEC +, ranë dakord në Dhjetor që të ulin prodhimin me 1.2 milionë fuçi në ditë nga Janari 2019.

Vendet anëtare ranë dakord javën e kaluar në Vienë, që të zgjasin marrëveshjen deri në Mars 2020.

Scan,  7/7/2019