Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OPEC vendos të ulë prodhimin e naftës

OPEC-u dhe aleatët e tij të udhëhequr nga Rusia, kanë rënë dakord të zgjatin shkurtimin e prodhimit të naftës deri në mars të vitit 2020.

Konsensusi ka si qëllim mbështetjen e çmimit të naftës së papërpunuar, në kushtet kur është dobësuar ekonomia globale dhe është rritur prodhimi në ShBA.

Aleanca, e njohur si “OPEC+”, ka ulur furnizimin me naftë nga viti 2017, për të parandaluar rënien e çmimeve, teksa konkurrenca nga Shtetet e Bashkuara është rritur .

ShBA-ja është bërë vendi më i madh prodhues i naftës në botë, duke e kaluar Rusinë dhe Arabinë Saudite.

Frika e uljes së kërkesës globale për shkak të mosmarrëveshjes tregtare kino-amerikane, ka shtuar sfidat me të cilat përballet OPEC-u.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  03.07.2019