Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OPEC+ mund të shtyjë uljen e prodhimit me 6 ose 9 muaj

Çmimet e naftës janë rritur me rreth 2% në sesionin e sotëm, pasi OPEC dhe aleatët me shumë mundësi do të shtyjnë marrëveshjen për uljen e prodhimit gjatë takimit që zhvillohet sot dhe nesër në Vienë.

Sipas informacioneve, ulja e prodhimit me 1.2 milionë fuçi në ditë mund të shtyhet deri në fund të këtij viti ose deri në fund të tremujorit të parë të 2019-ës. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 66.7 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 60 dollarë për fuçi. Iranin, që gjendet nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara së bashku me Venezuelën, i janë bashkuar Arabisë Saudite dhe Rusisë, për të mbështetur politikat që synojnë rritjen e çmimeve të naftës, në një kohë që ekonomia globale po dobësohet.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ka rënë dakord me Arabinë Saudite për të shtyrë marrëveshjen aktuale për uljen e prodhimi me 6 ose 9 muaj. Ndërsa, ministri saudit i Energjisë, Khalid al-Falih, tha se me shumë mundësi marrëveshja do të shtyhet me 9 muaj. Çmimet e naftës janë gjendur nën presion në muajt e fundit, për shkak të rritjes së prodhimit të SHBA dhe ngadalësimit të ekonomisë globale.

Gjatë muajit prill, prodhimi në SHBA u rrit në një rekord prej 12.16 milionë fuçi në ditë, njoftoi Administrata për Informimin mbi Energjinë. Ndërkohë, tregjet janë mbështetur edhe nga shpresat për arritjen e një marrëveshje mbi tregtinë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, pasi liderët e dy ekonomive më të mëdha në botë ranë dakord për rifillimin e bisedimeve.

Scan,  01.07.2019