Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Deloitte: Nafta dhe gazi, mundësi investimi për kompanitë e huaja

Gjiganti botëror i auditit dhe konsulencës fiskale, “Deloitte”, në revistën mujore të Qershorit për hidrokarburet, i jep një rëndësi të veçantë profilit të Shqipërisë, ku madje edhe i bën thirrje investitorëve të huaj ta marrin në konsideratë sa i përket këtij sektori.

“Shqipëria ofron shanse për investim nga kompanitë shumëkombëshe të naftës dhe gazit. Ka një histori të gjatë të prodhimit të naftës, të operacioneve dhe të blloqeve aktive të eksplorimit për naftë dhe gaz, një ekspertizë të ndërtuar prej dekadash nga punonjësit e sektorit në Shqipëri, infrastrukturë të përmirësuar si dhe një regjim fiskal të parashikuar për naftën dhe gazin”-thotë “Deloitte” për investitorët e huaj, duke bërë një panoramim të përgjithshëm të situatës në Shqipëri sa i përket sektorit.

Mes rreshtave, agjencia prestigjioze sqaron edhe përse Shqipëria është një shans i mirë për investitorët, duke zbërthyer secilën nga pikat e lartpërmendura. Në pjesën dërrmuese, “Deloitte”, ashtu siç edhe i takon, sqaron regjimin fiskal në Shqipëri, sa i përket sektorit në fjalë. Ndër të tjera, mes rreshtave thuhet edhe se, Shqipëria ka bllokun më të madh naftëmbajtës tokësor në Europë, si dhe është një vend me prodhim mjaft të ulët të gazit natyror, çka sinjalizon për rrjedhojë edhe potencialin e madh të vendit.

“Deloitte” i jep rëndësi edhe përfundimit të gazsjellësit “Tap”. “Tap pritet të luajë një rol madhor në  zhvillimin  e tregut energjetik të Shqipërisë si dhe të lehtësojë objektivin e Shqipërisë për t`u bërë një qendër gazi në Ballkanin Perëndimor. Qeveria shqiptare ka aprovuar masterplanin e gazit natyror që i hap rrugën investimeve private për ndërtimin e një infrastrukturë të gazit.

Scan,  01.07.2019