Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta zgjeron fitimet, shkak tensioni SHBA-Iran

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e parë të kësaj jave, pasi fituar ndjeshëm terren javën e kaluar. Çmimet vijojnë të mbështeten nga tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, pasi Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, tha se sanksione të rënda ndaj Teheranit do të njoftohen shumë shpejt.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 65.4 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 57.8 dollarë për fuçi. Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi javën e kaluar anuloi disa sulme ushtarake ndaj Iranit, ndërsa më pas tha se, nuk dëshiron luftë me këtë vend, por negociata. Analistët shprehen se, tensionet në Lindjen e Mesme do të vijojnë të mbështesin çmimet gjatë kësaj jave, pasi Irani mund ti përgjigjet sanksioneve amerikane.

Gjatë javës së kaluar, nafta Brent e Londrës u rrit dhe rreth 5%, ndërsa nafta Bruto amerikane u rrit me rreth 10%, pasi Irani rrëzoi një dron spiun të Shteteve të Bashkuara. Ndërkohë, investitorët janë në pritje të takimit të OPEC dhe Rusisë, që parashikohej të mbahej në fund të këtij muaji, por me kërkesë të Rusisë është shtyrë për në fillim të korrikut. Referuar të dhënave të publikuara në SHBA, kompanitë energjetike e rritën numrin e puseve aktive, për herë të parë në tre javët e fundit.

Kompanitë amerikane të energjisë e shtuan me një njësi numrin e puseve aktive, gjatë javës që u mbyll më 21 qershor, në totalin e 789 puseve.

Scan, 23.06.2019