Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE, shtyhet sërish afati për likujdim faturash

Enti Rregullator i Energjisë ka shtyrë me 3 muaj periudhën tranzitore, duke lejuar Operatorin e Shpërndarës së Energjisë Elektrike të likuidojë tregtarët fitues të ankandeve aktualë të shit-blerjes së energjisë brenda 180 ditëve, dhe jo 90 ditëve, sikurse parashikon rregullorja aktuale.

Shkak për këtë situatë është bërë situata e vështirë financiare që po kalon OSHEE, si pasojë e thatësirës, çka e ka detyruar të rrisë ndjeshëm importet. Në kërkesën për shtyrjen e këtij afati, ndër të tjera OSHEE argumentonte se, në rast të mos shtyrjes së këtij afati, situate aktuale financiare mund të kthehej në risk për furnizimin me energji të klientëve fundorë.

Ndërkaq, sikurse edhe në vendimin e mëparshëm, tregtarët e energjisë kundërshtuan zgjatjen e këtij afati, ndërsa kërkuan që vendimi I ri të merrej në konsultim më të gjerë, ndërsa kostot të mos I faturohen vetëm një pjese të aktorëve të tregut, siç janë prodhuesit e mëdhenj të energjisë.

Pas vendosjes së afatit të ri prej 180 ditësh, nga 90 ditë që ishte aktualisht, jo vetëm prodhuesit e energjisë, por edhe kreu i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë ngritën pikëpyetje se kjo masë do të reflektohet në rritje çmimi për konsumatorët fundorë. Gjithashtu, sipas Janez Kopac , një vonesë kaq e gjatë më shlyerjen e faturave vë në pikëpyetje mbijetesën e prodhuesve. Periudha e re tranzitore përfundon në datën 30 shtator 2019.

Scan,  22.06.2019