Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta vazhdon rënien

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rënie për të dytin sesion me radhë, për shkak të shenjave të tjera se rritja ekonomike globale po dëmtohet nga tensionet tregtare SHBA-Kinë. Gjithsesi, humbjet po kufizohen nga tensionet në Lindjen e Mesme, pas sulmeve të disa anijeve cisternë javën e kaluar.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 60.7 dollarë për fuçi, ndërsa bruto amerikane po tregtohet në rreth 51.9 dollarë për fuçi. Rezerva Federale e Nju Jorkut deklaroi të hënën se, matësi i rritjes së biznesi në këtë shtet regjistroi një rënie rekord gjatë këtij muaji, duke prekur nivelin më të ulët në 2 vite e gjysmë, duke sugjeruar një tkurrje të papritur të aktivitetit rajonal. Besimi i biznesit amerikan është dëmtuar ndjeshëm, paralelisht me përshkallëzimin e tensioneve tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara dhe shenjave për zbutjen e tregut të punës.

Çmimet e naftës kanë rënë me rreth 20% që nga niveli maksimal për këtë vit, të regjistruar në muajin prill. Presidenti amerikan, Donald Trump dhe ai kinez, Xi Jinping mund të takohen në samitin e G20-ës në Japoni, në fund të këtij muaji. Trump tha se do të takohet me Xi Jinping, por Kina nuk e ka konfirmuar takimin. Presioni mbi çmimet u shtua edhe më tej, pasi departamenti amerikan i Energjisë deklaroi se prodhimi i naftës argjilore pritet të arrijë një nivel të ri rekord gjatë korrikut.

Por, tensioni në Lindjen e Mesme, sipas analistëve, me shumë mundësi do të ofrojnë mbështetje për çmimet. Sekretari në detyrë i Mbrojtjes në SHBA, Patrick Shanahan, njoftoi zhvendosjen e rreth 1 mijë trupave shtesë në Lindjen e Mesme, për shkak të kërcënimeve nga Irani.

Monitor,  18.06.2019