Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

IEA parashikon rënie të kërkesës globale për naftë

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka ulur vlerësimet për kërkesën botërore të naftës për të dytin muaj radhazi, duke theksuar përkeqësimin e luftës tregtare dhe shqetësimet për recesion botëror.   Raporti i agjencisë vjen ndërkohë që  rreziqet ndaj tregjeve botërorë të naftës kanë marrë një kthesë.   Rreziku mbi përkeqësimin e kërkesës është bërë më i madh se problematikat në anën e ofertës, si shkurtimet e OPEC apo sanksionet amerikane ndaj Iranit dhe Venezuelës.

Pas një rritjeje me 45% në tre muajt e para të 2019-ës, çmimet e naftës kanë humbur mbi 15% që prej nisjes së Prillit.    Kjo rënie u limitua së fundmi, pas sulmeve ndaj dy  anijeve transportuese të naftës në një nga itenerarët më të rëndësishëm në botë. Aksidenti në Gjirin e Omanit solli një rritje të çmimeve me 4.5%. Washingtoni fajësoi menjëherë Iranin për sulmet, por Teherani i mohoi akuzat. Megjithatë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë bëri të ditur se situata nuk përfaqëson një kërcënim të madh ndaj dërgesave të naftës.

Nga ana tjetër, agjencia rishikoi në rënie kërkesën për vitin 2019. Sipas raportit, rritja e kërkesës botërore për naftë pritet të arrijë në 1.2 milionë fuçi në ditë, nga 1.3 milionë që priste më parë. Agjencia përmendi disa faktorë që do ndikojnë në ngadalësimin e konsumit të naftës, përfshirë: dimrin e ngrohtë në Japoni, ngadalësimin e industrisë së petrokimikateve në Europë,  kërkesës së dobët për benzinë dhe naftë në SHBA si dhe përkeqësimin e perspektivës tregtare.

Scan  14.06.2019