Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Portal për shitblerjen e energjisë, KESH anulon proçedurën

Procedura për ndërtimin dhe operimin e portalit për shit-blerjen e energjisë elektrike, nga Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare është anuluar.

Dokumentacioni i procedurës prokuruese evidenton se aktualisht procesi i shitblerjes së energjisë në KESH sh.a kryhet në formë shkresore duke përdorur vetëm shërbimin e postës elektronike email si procedurë të automatizuar. Kryerja e procesit në formën aktuale garanton sigurinë por jo transparencën.

Në mungesë të një platforme të informatizuar që ndihmon në përmbushjen dhe realizimin e këtij objektivi, konstatohet nevoja e ndërtimit të procedurave të blerjes dhe shitjes së energjisë elektrike në përputhje me parimet e barazisë, konkurrencës, transparencës dhe parimet e ruajtjes së konfidencialitetit. ”

Por sipas lajmërimit zyrtar, procedura e sipërcituar anulohet për mungesë fondesh. Fondi limit i përcaktuar ishte 34.9 milion lekë dhe procedurat do të mbylleshin me 17 qershor 2019.

Scan,  06.05.2019