Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rielektrifikim pas 50 vitesh në Lushnje dhe Divjakë

Agjencia Telegrafike Shqiptare ka njoftuar se tashmë mijëra familje do të përfitojnë furnizim me energji elektrike në parametra maksimale.

Sipas njoftimit kontrata përfshin elektrifikimin pas 50 vitesh të disa fshatrave në bashkitë Divjakë dhe Lushnjë.

“Ky rielektrifikim po bëhet në Çermë të Sipërme, lagjia Halilaj, Kryekuq, Gur, Senez në bashkinë Divjakë, si dhe në Gore, Bubullimë, Rrupaj, Krutje/lagja pas shkollës deri tek lagjja Likanjare, Fier i Ri, të gjitha lagjet deri në kthesën e Gjazës në bashkinë Lushnjë” – tha zëvendëskryeministri Erion Braçe.

Njoftimi tha se sipas Braçes, të paguash energjinë vlen dhe të kthehet në investime që përmirësojnë cilësinë e shërbimit dhe ndalin vjedhjet.

Scan,  03.06.2019