Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta tregtohet e qëndrueshme

Çmimet e naftës po shfaqen të qëndrueshëm në sesionin e sotëm, për shkak të raportimeve jo zyrtare se rezervat e naftës në SHBA ranë gjatë javës së kaluar.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në 68.8 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregohet në rreth 59 dollarë për fuçi. Çmimet po gjejnë një mbështetje nga marrëveshja e OPEC për të ulur prodhimin dhe nga rënia e eksporteve nga Irani dhe Venezuela, por lufta tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë ka rritur shqetësimet për kërkesën globale për naftë. Referuar të dhënave të Institutit Amerikan të Naftës, rezervat në SHBA ranë me 5.3 milionë fuçi, gjatë javës së kaluar më totalin e 474.4 milionë fuçive. Ndërsa analistët parashikonin një rënie prej 900 mijë fuçi.

Megjithatë, investitorët po presin të dhënat zyrtare që publikohet nga Administrata për Informimin mbi Energjinë, që publikohet në vonë gjatë ditës së sotme. Ndërkohë, eksportet e Iranit ranë në rreth 400 mijë fuçi në ditë, gjatë prillit, si pasojë e sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara. Ndërsa të dhënat zyrtare të publikuara në Japoni treguan se importet e naftës nga Irani u rritën me 800%, gjatë prillit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, pasi rafineritë blenë sasi të konsiderueshme, përpara se të hynin në fuqi sanksionet e reja amerikane ndaj Teheranit zyrtar.

Gjatë këtij viti, ndërkohë, çmimet e naftës janë rritur me rreth 30%, pasi OPEC+ uli prodhimin për të reduktuar rezervat globale.

Scan,  31.05.2019