Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KESH planifikon ndërtimin e portalit për shit-blerjen e energjisë

Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare ka hapur procedurën për ndërtimin dhe operimin e portalit për shit-blerjen e energjisë elektrike.

Fondi limit i përcaktuar është 34.9 milion lekë. Procedurat mbyllen me 17 qershor 2019.

Në dokumentacionin e procedurës prokuruese evidenton se aktualisht procesi i shitblerjes së energjisë në KESH sh.a kryhet në formë shkresore duke përdorur vetëm shërbimin e postës elektronike email si procedurë të automatizuar. Kryerja e procesit në formën aktuale garanton sigurinë por jo transparencën.

Në mungesë të një platforme të informatizuar që ndihmon në përmbushjen dhe realizimin e këtij objektivi, konstatohet nevoja e ndërtimit të procedurave të blerjes dhe shitjes së energjisë elektrike në përputhje me parimet e barazisë, konkurrencës, transparencës dhe parimet e ruajtjes së konfidencialitetit.  

Këto rregulla dhe procedura do të duhet të përkthehen në një sistem të automatizuar për operime të shpejta, bazuar në një proces konkurrues dhe transparent për realizimin e shitjes dhe blerjes së energjisë elektrike pa cënuar sigurinë e furnizimit me energji elektrike të klientëve” shkruhet në dokumentet e tenderit.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) është në kërkim të një Operatori ekonomik në fushën e teknologjisë së informacionit, me ekspertizën e duhur për implementimin e një platforme software për administrimin e integruar të procedurave të blerjes dhe shitjes së energjisë elektrike.

Në thelb të kësaj platforme duhet të qëndrojë menaxhimi dhe informatizimi i të gjithë procesit të punës rreth këtyre procedurave.

Sipas KESH, implementimi i një platforme softëare për administrimin e integruar të procedurave të blerjes dhe shitjes së energjisë elektrike, menaxhimin e tyre dhe kontrollin e këtij procesi nëpërmjet sistemit, pritet të sjellë përfitime të menjëhershme dhe afatgjata për institucionin.

Nëpërmjet këtij projekti synohet të arrihet:

-Akses më i shpejtë dhe i thjeshtë në informacionin e duhur.

-Procedura efiçiente dhe praktike ndaj kompanive të blerje/shitjes së energjisë elektrike.

-Përmirësim të komunikimit dhe rritje të bashkëpunimit, duke sfiduar pengesat e një ambienti tradicional.

-Aplikim i lehtësuar i politikave rregullative për proceset e blerjes dhe shitjes së energjisë elektrike.

-Rritje e shpejtësisë dhe efiçiencës së proceseve që lidhen me blerjen dhe shitjen.

-Nxitja e konkurrencës në procesin e blerjes dhe shitjes së energjisë elektrike.

-Transparencë dhe trajtim të barabartë për të gjithë pjesëmarrësit në procedurat e blerjes dhe shitjes së energjisë elektrike.

-Monitorim i procesit të blerjes dhe shitjes, si edhe dokumentacioneve të nevojshme si pjesë të procesit.

-Rritja e aftësive/kapaciteteve përpunuese dhe analizuese të të dhënave dhe përmirësimi i rezultateve.

-Nxjerrja e raportimeve sipas kërkesave të përdoruesit, monitorimi në kohë reale i proceseve dhe pjesëmarrësve.

Scan,  24.05.2019